Ndërlidhjet

Kryediplomatja italiane, Mogherini në Prishtinë


Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini
Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini

Kryediplomatja italiane, Federica Mogherini, do të takohet sot në Prishtinë më zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, njofton ministria e jashtme e Kosovës.

Sipas njoftimit, Mogherini do të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e jashtëm në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Pas takimit me Hoxhaj, Mogherini do të takohet edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe kryemnistrin në largim, Hashim Thaçi.

Ministrja italiane e punëve të jashtme është një nga kandidatet për të zëvendësuar Catherine Ashton në postin e Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së.

XS
SM
MD
LG