Ndërlidhjet

Hebrenjtë në Francë jetojnë me frikë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shumë pjesëtarë të komunitetit hebre në Francë janë duke jetuar me frikën pas protestave pro palestineze gjatë javëve të fundit, protesta këto që janë karakterizuar me dhunë dhe përdorim të gjuhës anti-semite, ka deklaruar ministri i jashtëm i Francës.

Siç raporton Reuters, në Evropë, komuniteti më i madh i hebrenjëve dhe myslimanëve jetojnë në Francë, ndërsa zhvillimet në Lindje të Mesme, shpesh kanë nxitur tensionet në mes të dy komuniteteve në këtë shtet.

“Hebrenjtë në Francë nuk duhet të jenë të frikësuar, por shumica prej tyre janë”, ka thënë Laurent Fabius për një radio franceze pasi një dëgjuese ka thirrë në telefon në radio dhe ka treguar për komentet anti semite në publik.

XS
SM
MD
LG