Ndërlidhjet

McDonald’s pezullon shitjen e mishit të pulës në Hong Kong


Ilustrim
Ilustrim

Zinxhiri i ushqimeve të shpejta McDonald’s ka pezulluar shitjen e copëzave të mishit të pulës dhe të disa produkteve të tjera në Hong Kong.

Kompania ka thënë se ka importuar mish pule dhe derri nga Shanghai Husi Food, një firmë kineze që dyshohet se ka shitur mish me afat të skaduar.

McDonald’s ka larguar copëzat e mishit të pulës nga menyja e tij edhe në degët japoneze këtë javë, për shkak të problemit të njëjtë.

Shanghai Husi është njësia kineze e furnizuesit me ushqime OSI Group, me seli në SHBA.

XS
SM
MD
LG