Ndërlidhjet

Ish-presidenti kirgiz dënohet me burgim të përjetshëm


Kurmanbek Bakiev
Kurmanbek Bakiev

Ish-presidenti i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e protestuesve më 2010.

Protestat në këtë vit kanë çuar në rrëzimin e tij.

Gjykata Ushatarake në Bishkek ka dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm edhe vëllain e Bakievit, Janysh Bakiev, i cili ka qenë shef i rojeve presidenciale, si dhe ish-kryeministrin Daniyar Usenov.

Njëzetepesë të pandehur të tjerë në rastin, përfshirë të afërm dhe miq të Bakievit, janë dënuar me burgim, nga 6 deri në 25 vjet.

Afro 100 njerëz janë vrarë dhe rreth 400 janë plagosur në protestat e 2010-ës në Bishkek.

Gjykimi ka nisur në vitin 2011.

Bakiev është duke jetuar në Bjellorusi me disa anëtarë të familjes.

XS
SM
MD
LG