Ndërlidhjet

Holandë, Australi: Kërkohet qasje në vendin e rrëzimit të aeroplanit


Ministrja e jashtme australiane Julie Bishop dhe ministri i jashtëm holandez Frans Timmermans gjatë qëndrimit në qytetin Harkov
Ministrja e jashtme australiane Julie Bishop dhe ministri i jashtëm holandez Frans Timmermans gjatë qëndrimit në qytetin Harkov

Ministrat e jashtëm të Holandës dhe Australisë, përkaktësisht Frans Timmermans dhe Julie Bishop, aktualisht gjenden në Ukrainë për të kërkuar leje për vendosjen e një force policore ndërkombëtare në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë.

Ndërkohë, sot pritet dërgimi i më tepër trupave të pajetë nga qyteti Harkov në Ukrainë për në Holandë.

Të 298 njerëzit në aeroplan, shumica prej tyre holandezë, jaanë vrarë pasi aeroplani i Malajzisë është qëlluar. Ka dyshime se ai është goditur nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Zyrtarët e Ukrainës thonë se afro 200 trupa të pajetë tashmë janë dërguar në Harkov.

Qeveria e Holandës ka njoftuar se do të dërgoj 40 policë në Ukrainë për të ndihmuar në gjetjen e më tepër viktimave.

Aktualisht në Evropë gjenden afro 90 policë të Australisë, në pritje të lejes për vendosje në Ukrainë. Kryeministri i këtij vendi, Tony Abbott, tha se do të dërgohen edhe 100 ushtarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG