Ndërlidhjet

BE: Sanksionet kundër naftës së Rusisë, e jo gazit


Ilustrim
Ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian pritet që të pajtohen për kufizime në eksportimin e teknologjisë së nafëts si pjesë e pakos së sanksioneve të reja kundër Rusisë, por nga masat ndëshkuese është përjashtuar sektori i gazit, sipas burimeve të BE-së.

Shtetet anëtare të BE-së kanë treguar hezitim për imponimin e penaltive, që do të ndikonin në gazin e Rusisë, nga i cili Evropa varet shumë.

Sipas dy burimeve, presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, në një letër zyrtare dërguar shefeve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, tha se përjashtimi i gazit është i mbështetur në “nevojën për mbrojtjen e sigurisë së energjisë të BE-së”.

XS
SM
MD
LG