Ndërlidhjet

Interpol: Fletarrest për liderin e së djathtës ekstreme në Ukrainë


Interpoli e ka paraqitur një fletarrest për politikanin e së djathtës ekstreme të Ukrainës, Dmytro Yarosh, të bazuar në akuzat e Rusisë, se e ka inkurajuar ekstremizmin dhe terrorizmin.

Rusia thotë se lideri i partisë ultranacionaliste, Sektori i Djathtë, Dmytro Yarosh, i ka shfryzëuar mediat masive për të inicuar aktivitet terrorist dhe ekstremist, theksohet në fletarrest.

Yarosh, 42 vjeçar, është i njohur për komentet e tij anti-ruse. Ai e quan Rusinë një “armik të jashtëm” të Ukrainës dhe thotë se lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës është e “pashmangshme”.

Moska e ka akuzuar këtë politikan se publikisht i ka ftuar forcat anti-ruse për të orkestruar sulme terroriste kundër Rusisë, ndërsa mediat e Rusisë shpeshherë atij i referohen se është fashist.

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës në muajin maj, ai i ka fituar 1% të votave.

XS
SM
MD
LG