Ndërlidhjet

UNHCR: 230 mijë njerëz të zhvendosur në Ukrainë


Ndërtesa e dëmtuar nga luftimet në qytetin Sllovjansk në pjesën lindore të Ukrainës
Ndërtesa e dëmtuar nga luftimet në qytetin Sllovjansk në pjesën lindore të Ukrainës

Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) thotë se 230 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të Ukrainës, për shkak të luftimeve.

Mëtutje, UNHCR ka njoftuar sot se 100 mijë vetë kanë lëvizur në rajonet e tjera të Ukrainës, ndërsa130 mijë të tjerë kanë shkuar në Rusi.

Nga ana tjetër, ushtria e Ukrainës thotë se 325 ushtarë dhe oficerë janë vrarë prej se para më tepër se dy muajsh ka filluar operacioni “antiterror” në rajonet lindore Luhansk dhe Donjeck.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, u tha sot reporterëve se edhe 1,232 ushtarë të tjerë, janë plagosur në luftimet kundër separatistëve prorusë, në operacionin i cili filloi më 15 prill.

Në këtë të dhënë janë përfshirë edhe 13 ushtarë të vrarë dhe 19 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Mendohet se qindra kryengritës dhe civilë janë vrarë gjatë luftimeve, megjithqë nuk ka numra të saktë.

XS
SM
MD
LG