Ndërlidhjet

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – marrëveshje për kufirin trepalësh


Pamje e ndërtesës së qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë
Pamje e ndërtesës së qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar dje Ministria e brendshme e Malit të Zi.

Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për “pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh”, dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Në takim, poashtu, është arritur pajtueshmëria për zbatimin e marrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi – Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.

Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

XS
SM
MD
LG