Ndërlidhjet

Obama: Kërkohet unitet nga kandidatët presidencialë afganë


Barack Obama duke folur me telefon në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama duke folur me telefon në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti, Barack Obama, ka biseduar me telefon me dy kandidatët presidencialë në Afganistan, dhe ka kërkuar nga ata që “ta ruajnë unitetin kombëtar”, megjithë auditin e ngadalshëm të fletëvotimeve të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 14 korrik.

Gjatë bisedës telefonike të mbrëmshme me kandidatët rivalë, Abduallah Abdullah dhe Ashraf Ghani, zoti Obama i ka falënderuar të dytë për pajtueshmërinë për ta pranuar auditin e secilit fletëvotim në zgjedhje.

Por, auditi është përcjellë me konteste dhe shtyrje, dhe prej 23 korrikut, janë shqyrtuar vetëm 4% e fletëvotimeve.

Para marrëveshjes për auditim, Abdullah Abdullahu ka pretenduar për vjedhje masive dhe i ka kontestuar rezultatet preliminare, sipas të cilave Ghani i kishte më tepër se një milion vota në krahasim me rivalin Abdullah.

Ky mospajtim ka shkaktuar shqetësime për dhunë eventuale.

XS
SM
MD
LG