Ndërlidhjet

Australi: Në vendin e rrëzimit të aeroplanit ka mbetje njerëzore


Tony Abbott
Tony Abbott

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, thotë se më tepër se një javë prej se u rrëzua aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë (MH17), në pjesën lindore të Ukrainës, në vendin e përplasjes ende ka mbetje njerëzore.

Zoti Abbott tha sot se hetuesit e Asutralisë kanë pasur qasje në vendin e rrëzimit të aeroplanit dhe se atje “qartas ka ende mbetje njerëzore”.

Pjesa më e madhe e të 298 personave në aeroplan, që janë vrarë pasi ai u godit më 17 korrik, qartas nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ishin holandezë, por në aeroplan gjendeshin edhe 37 australianë.

Australia është në procesin e dërgimit të 190 policëve në Evropë, për të marrë pjesë në operacionin e udhëhequr nga Holanda, për ta siguruar vendin e rrëzimit, që ndodhet në territorin nën kontrollin e kryengritësve, në pjesën lindore të Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas thonë se tashmë 200 trupa të pajetë janë gjetur, ndërsa mbetjet e para njerëzore janë dërguar në Holandë, më 23 korrik, gjashtë ditë pas rrëzimit të aeroplanit.

XS
SM
MD
LG