Ndërlidhjet

SHBA: U publikua Raporti për liritë fetare 2013


Në Raportin për liritë fetare ndërkombëtare për vitin 2013, thuhet se anëtarë të komuniteteve religjioze në gjithë botën ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, vitin e kaluar, më tepër se kurrë më parë.

“Në pothuajse secilin kënd të globit, miliona të krishterë, myslimanë, hindusë dhe të tjerët, që përfaqësojnë një spektër të religjioneve, ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të besimit të tyre fetar”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, që u pulblikua sot në Uashington.

Në raport, poashtu, theksohet se Irani në vitin 2013 “ka bërë kufizime të ashpra ndaj anëtarëve të grupeve fetare, që nuk u përkasin religjioneve të miratuara nga shteti”.

Mëtutje, në Taxhikistan, Turkmenistan dhe Uzbekistan, “aktivitetet fetare janë ligjore vetëm nëse në mënyrë eksplicite autorizohen nga shteti”, shkruan raporti.

Në këtë raport, Pakistani fajësohet për vazhdimin e legjislacionit të blasfemisë, ndërsa për Rusinë theksohet se e ka shfrytëzuar ligjin e ri kundër “ekstremizmit” dhe amandamentet në legjislacionin në fuqi, që mëtutje t’i kufizoj aktivitetet e pjesëtarëve të grupeve minoritare religjioze.

XS
SM
MD
LG