Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Grupet palestineze të gatshme për armëpushim


Helikopterët izraelit duke i evakuuar të plagosurit në një lokacion të paspecifikuar afër kufirit me Rripin e Gazës
Helikopterët izraelit duke i evakuuar të plagosurit në një lokacion të paspecifikuar afër kufirit me Rripin e Gazës

Grupet palestineze, që luftojnë kundër forcave të Izraelit një Rripin e Gazës, thonë se janë të gatshme për armëpushim 24 orësh.

Disa përpjekje të mëparshme për armëpushim kishin dështuar gjatë disa javëve të luftimeve.

Zyrtari shëndetësor palestinez, Ashraf al-Kidra, tha se së paku 100 palestinezë janë vrarë sot, derisa Izraeli i ka shtuar sulmet ajrore.

Nga ana tjetër, militantët e Gazës e kanë përdorë një tunel për të hyrë në Izrael dhe i kanë vrarë pesë ushtarë izraelitë.

Në konfliktin në Rripin e Gatës janë vrarë më se 1100 palestinezë, shumica prej tyre civilë, dhe 53 ushtarë izraelitë dhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG