Ndërlidhjet

Ukrainë: Hetuesit nuk arrijnë në vendin ku u rrëzua aeroplani


Ilustrim
Ilustrim

Hetuesit ndërkombëtarë, nuk kanë qenë në gjendje sërish që të arrijnë në vendin ku është rrezuar aeroplani i kompanis ajrore nga Malajzia në Ukrainën lindore për shkak të luftimeve ndërmjet separatistëve pro-ruse dhe forcave të Ukrainës.

Hetuesit thanë në një deklaratë të merkurën se "konvoji i ekspertëve holandez nuk do të udhëtojnë në vendin e rrëzimit" sepse "situata e sigurisë është shumë e pasigurt".

Hetuesit holandezë dhe australianë, janë duke u përpjekur për të arritur vendin e ngjarjes për disa ditë për të rimarrë eshtrat e disa prej 298 viktimave të aksidentit që ndodhi me 17 korrik.

Shumica e trupave tashmë janë gjetur dhe dërguar në Holandë për identifikim.

Ndërkohë, Andriy Lysenko, një zëdhënës i qeverisë ukrainase tha se separatistët e "kanë minuar rrugën" drejt vendit ku ka ndodhur rrëzimi i aeropanit duke e bërë puna e ekspertëve ndërkombëtarë të pamundur.

XS
SM
MD
LG