Ndërlidhjet

Pesë shtetas nga SHBA-ja, lejohen të birësojnë jetimët nga Kirgizia


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët nga Ministria për Zhvillim Social në Kirgizi i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se një gjykatë u ka dhënë të drejtën amerikanëve për birësimin e fëmijëve.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas një muaji.

Birësimi i femijëve nga Kirgizia për të huajt u pezulluan në vitin 2011 pasi ish-ministri i Mbrojtjes Sociale, Ravshan Sabirov, u dënua për marrje ryshfet për rregullimin e dokumenteve për birësim.

Pasojat nga skandali Sabirov, ka penguar dhjetra jetimë nga kirgizia që të largohen nga vendi me prindërit e tyre adoptues amerikanë, të cilët kishin filluar procedurat në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG