Ndërlidhjet

Kinë:Arrestohen menaxherët e fabrikës ku u vranë 75 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia kineze ka arrestuar tre persona në lidhje me një shpërthim në një fabrikë të pjesëve të automjeteve që vrau 75 persona, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Tre të arrestuarit janë udhëheqës të kompanisë në fjalë, përfshirë edhe drejtorin gjeneral të kompanisë ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas zyrtarëve, pajisjet e sigurisë në objekt kanë qenë të pamjaftueshme, ambienti i punës ishte i keq dhe metodat e prodhimit ishin ilegale, raporton agjencia e lajmeve, Xinhua.

Një dhomë e mbushur me pluhur metalik ka shpërthyer gjatë këtij muaji në krahinën lindore kineze të Jiangsu, duke marrë jetën e 75 personave dhe plagosur 185 të tjerë.

XS
SM
MD
LG