Ndërlidhjet

20 të vrarë në Gaza


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se 20 palestinezë janë vrarë dhe së paku 120 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës prej përfundimit të armëpushimit.

Në mesin e të vrarëve është edhe bashkëshortja edhe djali i liderit ushtarak të Hamasit, Muhammad Deif.

Hamasi ka thënë se Deif nuk ka qenë në shtëpi gjatë kohës së sulmit.

Deifi ka arritur t’i shpëtojë shumë përpjekjeve të Izraelit për vrasjen e tij në të kaluarën.

Lufta është rinisur mbrëmë kur raketa të Hamasit e goditën pjesën jugore të Izraelit.

Aeroplanët e Izraelit kanë kryer sulme ajrore më pas ndërsa sulmet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG