Ndërlidhjet

Holder viziton Fergusonin


Eric Holder
Eric Holder

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, ka vizituar qytetin Ferguson në Misur dhe ka siguruar banorët se do të ketë hetim të plotë të vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë nga policia.

Michael Brown, 18 vjeç, është qëlluar nga policia më 9 gusht. Vrasja e tij ka shkaktuar protesta racore.

Holder, afrikano-amerikani i parë që udhëheq Departamentin e Drejtësisë, ka thënë se e kupton përse shumë amerikanë me ngjyrë nuk i besojnë policisë, pasi edhe ai vetë është ndaluar në mënyrë të përsëritur nga oficerët.

Polici Darren Wilson mund të përballet me akuza penale për shkelje të të drejtave civile të Brownit, duke përdorur forcë të tepruar.

XS
SM
MD
LG