Ndërlidhjet

Konvoji rus gati të futet në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kamioni i parë i asaj që Rusia e quan konvoji humanitar është gati të futet në territorin e Ukrainës lindore sot, derisa raportet nga kjo zonë thonë se 10 persona janë vrarë gjatë luftimeve të fundit.

Një konvoj me mbi 250 kamionë janë ndaluar në kufirin Rusi – Ukrainë, për shkak të shqetësimeve se ata do të shfrytëzohen që të ofrojnë furnizime për rebelët prorusë që po luftojnë në Ukrainën lindore.

Moska thotë se kamionët po bartin furnizime për rajonet e Donjeckut dhe Lluhanskut, ku mbi 2000 veta janë vrarë gjatë luftimeve katër mujore.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se tre refugjatë, përfshirë edhe një fëmijë 5 vjeçar, janë vrarë gjatë sulmit të rebelëve kur ata e goditën makinën me të cilën udhëtonin refugjatët, afër Lluhanskut.

Lysenko ka thënë se edhe pesë ushtarë ukrainasë janë vrarë gjatë luftimeve të natës.

Autoritetet në Donjeck, dhe qytetin fqinj të Makyivka, thonë se së paku dy civilë dhe katër të burgosur janë vrarë gjatë granatimeve të fundit.

XS
SM
MD
LG