Ndërlidhjet

70 viktima nga sëmundja hemorragjike në Kongo


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku 70 persona e kanë humbur jetën në Republikën Demokratike të Kongos pas shpërthimit të një sëmundje hemorragjike, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, të enjtën, duke e hedhur poshtë lajmin se fjala është Ebolan.

“Nuk është fjala për Ebola”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, në përgjigjet e dërguara në Reuters përmes postës elektronike.

Sipas një raporti të OBSH të hartuar sot, që e ka parë Reuters, 592 persona janë infektuar me këtë sëmundje, prej të cilëve 70 tashmë e kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG