Ndërlidhjet

Poroshenko: Putinit do i kërkojë largimin e militantëve rusë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se do i kërkojë homologut të tij rus, Vladimir Putin që të tërheqë militantët prorusë nga territori i Ukrainës.

Poroshenko dhe Putini pritet të takohen gjatë një samiti të Unionit Doganor rus në Bellorusi, gjatë javës së ardhshme ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Poroshenko është cituar nga faqja e tij e internetit duke thënë se pala ukrainase “do të bëjë thirrje që luftëtarët të tërhiqen nga Ukraina”.

Ai ka shtuar se është i sigurtë që do të arrij sukses në këtë.

Deklarata është publikuar derisa kamioni i parë i konvojit humanitar rus është bërë gati të hyjë në Ukrainën lindore pas një shtyrje prej pesë ditësh.

Ndërkohë raportohet se mbi 10 persona janë vrarë gjatë luftimeve të fundit në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG