Ndërlidhjet

Irakianët, kurdët, përpjekje për të rimarrë zonat e Shtetit Islamik


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Forcat qeveritare irakiane dhe ato kurde janë duke bërë përpjekje sot që të rimarrin dy qyteza në veri të vendit që po kontrollohen nga militantët e Shtetit Islamik, thonë zyrtarë të sigurisë, raporton Reuters.

Forcat kurde, të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane e kanë marrë një qark në afërsi të hyrjes së Xhalavla, 115 km në verilindje të Bagdadit.

Në anën tjetër, trupat irakiane, të përkrahura edhe nga aeroplanët luftarakë irakian, kanë avancuar drejt qytezës Sadija.

Të dy qytezat janë afër kufirit me Iranin dhe rajonin gjysëm autonom të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG