Ndërlidhjet

Serbia s’do t’i vendosë sanksione Rusisë


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në një konferencë për media në Beogad, ai ka thënë po ashtu se Serbia nuk planifikon të ndihmojë eksportuesit në Moskë.

Pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione kundër bankave shtetërore të Rusisë dhe industrive të mëdha, muajin e kaluar, për shkak të krizës në Ukrainë, Rusia është përgjigjur me ndalim të gjerë të prodhimeve ushqimore të importuara nga këto vende.

Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia është nën presion për të sjellë politikën e saj të jashtme në përputhje me atë të bllokut 28-anëtarësh.

XS
SM
MD
LG