Ndërlidhjet

Shqipëria ndihmon Irakun me armatim


Irak
Irak

Shqipëria do të rreshtohet përkrah vendeve që ndihmojnë Qeverinë e Irakut për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Në një deklaratë për mediat, të cilën e transmetojnë mediat në Tiranë, Qeveria shqiptare thotë se do të mbështesë me municione Irakun, me qëllim luftimin e kësaj organizate terroriste.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere”, thuhet pos tjerash në deklaratë.

XS
SM
MD
LG