Ndërlidhjet

Gaza: Tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja ajrore izraelite


Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës
Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Raportohet se tre palestinezë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, nga një sulm ajror izraelit në një shtëpi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, sot herët në mëngjes.

Nga një tjetër sulm ajror izraelit, janë plagosur afro 40 palestinezë, në një lagje të Qytetit të Gazës.

Kjo dhunë e re u bë pasi Izraeli ka njoftuar se një djalosh i ri ishte vrarë nga predha e hedhur nga Gaza në një fshat izraelit, afër kufirit.

Prej 8 korrikut, kur ka filluar ofensiva ushtarake izraelite, për ndaljen e hedhjes së raketave dhe predhave nga Gaza në Izrael, janë vrarë më se 2 mijë palestinezë dhe 10 mijë të tjerë janë plagosur.

Dje lëvizja Hamas, e cila e ka kontrollin në Rripin e Gazës, i ka vrarë me ekzekutim 18 palestinezë, të dyshuar se punonin si informatorë për Izraelin.

Këto ekzekutime u bënë pasi Izraeli i ka vrarë tre komandantë të Hamasit.

XS
SM
MD
LG