Ndërlidhjet

Kosovë: Policia apelon që të mos shfrytëzohet vetëm një vendkalim


Një oficer i policisë së Kosovës me shenjën e ndalimit
Një oficer i policisë së Kosovës me shenjën e ndalimit

Policia e Kosovës u ka bërë sot apel të gjithë atyre që planifikojnë që me vetura ta kalojnë kufirin e Kosovës me Serbinë, që këtë ta bëjnë jo vetëm në Merdare (afër Podujevës), por edhe në tri vendkalimet: Dheu i Bardhë (Gjilan), Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) dhe Muqibabë (Gjilan).

Policia thotë se informacionet e sotme tregojnë se në Merdare në hyrje pritje nuk ka, por në dalje kolona është deri në 1.5 kilometra, me ç’rast pritja mund të zgjasë deri në tri orë.

Policia e Kosovës thotë se e ka shtuar personelin e vet dhe e aplikon punën e kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim që bashkatdhetarëve tu mundësohet kalim më i shpejtë në kufirin me Serbinë.

Megjithatë, pritjet në kolona janë duke u shkaktuar si pasojë e fluksit të madh të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve – formularëve përkatës nga autoritetet e Serbisë, thotë policia.

XS
SM
MD
LG