Ndërlidhjet

Ukrainë: Qindra kamionë kthehen në Rusi


Pamje e një kamioni duke u kthyer në Rusi
Pamje e një kamioni duke u kthyer në Rusi

Raportohet se shumica apo ndoshta të gjithë kamionët nga konvoji kundërthënës humanitar i Rusisë, që kishte hyrë dje në pjesën lindore të Ukrainës, janë kthyer në Rusi.

Paul Picard, nga grupi monitorues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vendkalimin kufitar në Donjeck – Izvarine, tha se kthimi i konvojit “është komplet”.

Një reporter i agjencisë AP tha se 225 kamionë janë kthyer në Rusi, në një pikë kontrolli në Donjeck.

Mbetet e paqartë se sa kamionë saktësisht ishin në konvojin, i cili ka hyrë në Ukrainë, pasi konsiderohet se ndërmjet 250 dhe 280 kamionë ishin nisur nga Moska.

Ky konvoj kishte hyrë në Ukrainë pa leje të qeverisë së Ukrainës dhe nuk ishte nën përcjelljen e zyrtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Kievi ka vlerësuar se ky veprim i Mosksë paraqet “invadim”.

XS
SM
MD
LG