Ndërlidhjet

Indi – Pakistan: Nga të shtënat në kufi – dy civilë të vrarë


Kufitarët e Indisë e kontrollojnë kufirin me Pakistanin
Kufitarët e Indisë e kontrollojnë kufirin me Pakistanin

Zyrtarët e Pakistanit i kanë akuzuar trupat e Indisë për vrasjen e dy civilëve, pasi kanë shtënë përgjatë kufirit në provincën lindore pakistaneze, Punjab.

Por, një zyrtar ushtarak i Indisë ka thënë se forcat e Indisë vetëm janë përgjigjur me zjarr, pasi forcat e Pakistanit kanë shtënë kundër pikave të kontollit në Indi dhe së paku në tri fshatra.

Sipas këtij zyrtari janë plagosur një kufitar dhe tre civilë të Indisë.

India dhe Pakistani shpeshherë e akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes për armëpushim të vitit 2003 në rajonin Jamu dhe Kashmir.

XS
SM
MD
LG