Ndërlidhjet

Francë: Lagarde - nën hetime formale për neglizhencë


Christine Lagarde
Christine Lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, thotë se është nën hetime formale për neglizhencë lidhur me një rast të korrupsionit, derisa ishte ministre e financave në Francë.

Zonja Lagarde, që e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërje, tha se nuk planifikon të paraqes dorëheqje nga posti i saj aktual.

“Jam kthyer në Uashington ku do ta informoj bordin tim”, i tha Lagarde agjencisë AFP.

Ky rast i saj në Francë ndërlidhet me menaxhimin e saj të 400 milionë eurove të pagesës shtetërore për manjatin e diskredituar francez, Bernard Tapie, në vitin 2008.

Lagarde tha se ajo “gjithnjë ka vepruar në interes të vendit dhe në harmoni me ligjin”.

Për këtë rast, janë akzuar pesë vetë, përfshirë ish-shefen e kabinetit të zonjës Lagarde, Stephane Richard.

XS
SM
MD
LG