Ndërlidhjet

Rusia: Ka mundësi për marrëveshje bërthamore me Iranin


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Rusia ka njoftuar se ekziston mundësia që bisedimet globale rreth programit bërthamor të Iranit të shkojnë drejt heqjes së sanksioneve të OKB-së të vendosura ndaj Teheranit.

Deklarata është bërë një ditë para se ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të vizitoj Rusinë, përkrahësi më i fuqishëm i Teheranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Irani dhe gjashtë fuqitë e botës, përfshirë Rusinë, janë në kërkim të marrëveshjes përmes së cilës Teherani do të ulte intensitetin e programit të saj bërthamor, ndërsa më pas sanksionet do të hiqeshin.

Rusia dhe Irani janë gjithashtu duke e negociuar një marrëveshje multi miliardëshe për të tregtuar naftën iraniane për mallrat ruse dhe teknologjinë.

Negocitata për këtë kontratë do të fillojnë në Teheran më 9 shtator.

XS
SM
MD
LG