Ndërlidhjet

Qadri: S'ka më bisedime me kryeministrin pakistanez


Muhammad Tahir-ul-Qadri (ARKIV)
Muhammad Tahir-ul-Qadri (ARKIV)

Kleriku pakistanez që po udhëheqë protesta masive duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit pakistanez, Navaz Sharif, ka thënë se ai nuk pranon me negociata të tjera me qeverinë.

Tahir Ul Qadri, , iu ka thënë këtë përkrahësve të tij para parlamentit pas një raundi të bisedimeve ku kërkohej zgjidhje paqësore, duke nxitur kështu shqetësimin për trazira politike në Pakistan.

Ai ka thënë se bisedimet “kanë dështuar tërësisht”.

Qadri dhe ish lojtari i kriketit, Imran Khan, janë duke udhëhequr protesta të ndara në Islamabad, prej 15 gushtit.

Turmat e dhjetëra mijëra njerëzve kërkojnë dorëheqjen e Sharifit.

Kryeministri pakistanez, ka thënë dje se ai nuk do të jap dorëheqje.

Megjithatë, ai e ka anuluar një udhëtim drejt Turqisë që të përballet me krizën.

Qadri pritet që edhe sot t’i drejtohet protestuesve, të cilëve iu ka thënë se do të jetë “Dita e Revolucionit”.

XS
SM
MD
LG