Ndërlidhjet

Martohen Brad Pitt dhe Angelina Jolie


Angelina Jolie dhe Brad Pitt (ARKIV)
Angelina Jolie dhe Brad Pitt (ARKIV)

Yjet botërore, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë martuar në një ceremoni private në Francë, me pjesëmarrjen e miqëve dhe familjes.

Martesa është bërë më 23 gusht, në vilën Miraval, në Provence, por lajmi nuk është publikuar deri sot.

Gjashtë fëmijët e çiftit, tre të adoptuar dhe tre të tjerë biologjik, gjithashtu kanë qenë pjesë e ceremonisë.

Përpos roleve në filma, të dy aktorët janë të angazhuar edhe në çështje të ndryshme humanitare.

Jolie njihet për punën e saj me refugjatët si e deleguar speciale dhe ish Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë për Refugjatë të OKB-së, UNHCR).

Pitt është aktiv në disa fondacione humanitare.

Jolie dhe Pitt janë takuar gjatë xhirimit të filmit “Mr and Mrs. Smith” në vitin 2005, dhe prej asaj kohe kanë qenë bashkë.

XS
SM
MD
LG