Ndërlidhjet

OSBE: Burkhalter e mirëpret nënshkruimin e deklaratës për të pagjeturit


Ministri i jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter, njëherësh kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka uruar presidentëve të Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë, që ndër të parët e kanë nënshkruar deklaratën për çështjen e personave të pagjetur të ndërlidhur me konflikt.

Nënshkrimi i “Deklaratës për rolin e shtetit në shqyrtimin e çështjes së personave të zhdukur si konsekuencë e konfliktitit të armatosur dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut”, që është përgatitur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, përfaqëson një hap inkurajues dhe të rëndësishëm në avancimin e proceseve të pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe e përgatit rrugën për përmirësim të mëtejshëm të raporteve ndërmjet shteteve dhe qytetarëve në rajon, e që është më e rëndësishmja, atë të pajtimit të brezave të rinjë, tha Burkhalter.

Ai i ka inkurajuar edhe shtetet e tjera ta bëjnë këtë, ka njoftuar OSBE-ja.

XS
SM
MD
LG