Ndërlidhjet

Barroso: BE e gatshme për masa të reja kundër Rusisë


Jose Manuel Barroso
Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë “masa të fuqishme” kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.

Një një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, sot në Bruksel, Barroso ka thënë se do t’iu propozojë shteteve anëtare një gamë të gjerë të opsioneve.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian i mban dyert hapur për zgjidhje politike dhe se çdo shtrëngim i sanksioneve nuk ka për qëllim të përshkallëzojë krizën, por të shtyjë Moskën drejt negociatave.

Barroso ka thënë se Bashkimi Evropian nik do një Luftë të re të Ftohtë, duke shtuar se një skenar i tillë do të ishte i dëmshëm për Evropën.

Poroshenko, duke dënuar ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, ka thënë se në vendin e tij tashmë ndodhen mijëra trupa të huaja.

Komentet vijnë para një samiti të udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG