Ndërlidhjet

Lirohen dy punonjësit e ambasadës ruse në Kiev


Moskë - foto arkivi
Moskë - foto arkivi

Moska ka bërë të ditur se dy roje të ambsadës ruse në Kiev, të cilët janë arrestuar nga autoritetet e Ukrainës, nën akuzat për bartjen e disa armëve, janë liruar dhe janë kthyer në Rusi.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se vendimi për lirim pason negociatat me autoritetet e Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se punonjësit janë mbajtur nën arrest qysh më 28 gusht, pavarësisht faktit se posedojnë paraporta diplomatike.

Moska e ka quajtur incidentin “provokim”.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë bërë komente në lidhje me rastin.

XS
SM
MD
LG