Ndërlidhjet

Jahjaga: Të shtohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga

Çështja e personave të pagjetur, si trashëgimi e dhimbshme e luftërave dhe konflikteve kudo në botë, përfshirë Ballkanin e posaçërisht Kosovën, është plaga më e rëndë e shoqërisë që kërkon zbardhje të plotë të fatit të tyre, duke vendosur paqen shpirtërore edhe për të gjitha familjet e këtyre personave, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.

Jahjaga ka thënë se edhe 15 vjet pas luftës në Kosovë, mbi 1,700 qytetarë të vendit konsiderohen të pagjetur dhe se përpjekjet e deritashme kanë qenë të pamjaftueshme për të gjetur përgjigjen për fatin e tyre.

“Dhimbja për të pagjeturit bëhet më e madhe me kalimin e kohës dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje po mban peng shpirtërat e familjarëve të tyre dhe gjithashtu edhe çdo proces të normalizimit të jetës në Kosovë”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja ka theksuar se përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duhet të shtohen po aq sa edhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë, duke nxjerrë përpara saj të gjithë përgjegjësit për krimet e kryera.

XS
SM
MD
LG