Në Kosovë, sikur edhe në pjesën më të madhe të vendeve të tjera në rajon dhe më gjërë, sot fillon viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe atë të mesëm.
Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Por, në mediat e Kosovës ka raporte që thonë se në disa shkolla nuk mund të filloj viti i ri shkollor për shkak të punëve që po kryhen në objektet shkollore.
Zyrtarë të lartë të Kosovës u kanë uruar nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të tjerëve fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë.
Ata kanë shprehur besimin se do të shënohen të arritura të mira në aftësimin e brezit të ri.
Në arsimin fillor dhe të mesën në Kosovë, mësimet i ndjekin më se 408 mijë nxënës, ndërsa shfrytëzohen më tepër se 1 mijë objekte.