Ndërlidhjet

Rebelët kanë zënë 680 ushtarë ukrainas


Ukrainë
Ukrainë

Zyrtarët e Kievit kanë njoftuar se rreth 680 ushtarë ukrainas janë zënë rob ditët e fundit nga separatistët pro-rusë në rajonin e Donjeckut lindor.

Njoftimi vjen pasi që forcat ukrainase kanë lajmëruar për tërheqjen e tyre nga aeroporti në qytetin e Luhanskut, i cili tani po mbahet nga rebelët.

Volodymyr Ruban, shef i qendrës për shkëmbim të burgosurve, ka thënë sot se ‘rreth 80 përqind’ e ushtarëve janë zënë në rrethinën Ilovaysk, që gjendet në lindje të Donjetckut.

Më herët, zëdhënësi i ushtrisë Andriy Lysenko ka thënë se ushtarët kanë bërë një ‘tërheqje të organizuar’ nga aeroporti i Luhanskut.

Tërheqja ka ndodhur pak para një takimi në Minsk mes zyrtarëve të Ukrainës dhe të Rusisë së bashku me seperatistët pro-rusë dhe përfaqësues të OSBE-së, i cili ka rezultuar pa zgjidhje për krizën.

XS
SM
MD
LG