Ndërlidhjet

Sulmohet Parlamenti i Irakut nga familjarët e të humburve


Parlamenti Irakut
Parlamenti Irakut

Parlamenti i Irakut është sulmuar nga të afërmit e ushtarëve të humbur irakianë të cilët janë zënë rob në qershor të këtij viti nga militantët e Shtetit Islamik në veri të Irakut.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Irak ka njoftuar se protestuesit e inatosur kanë hyrë përmes tri parametrave të sigurisë dhe janë futur brenda kafenesë së ndërtesës ku disa ligjvënës ishin mbledhur për një sesion.

Forcat speciale të Irakut kanë larguar legjislaturën dhe kanë kërcënuar protestuesit se do të përdorin forcën ndaj tyre nëse nuk largohen nga aty.

Protestuesit po kërkonin informata për familjarët e tyre të humbur, të cilët janë zënë nga militantët e Shtetit Islamik në veri të Irakut.

Parlamenti irakian sot ka pasur në rend të ditës diskutime urgjente lidhur me formatizimin e qeverisë së re dhe buxhetit të propozuar.

XS
SM
MD
LG