Ndërlidhjet

Islamabadi: Protestuesit të trajtohen si terroristë


Ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan.
Ministri i Brendshëm, Chaudhry Nisar Ali Khan.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit u ka kërkuar ligjvënësve që t’i japin policisë “udhëzime të qarta” për të trajtuar protestuesit antiqeveritarë në Islambad si “ndërhyrës dhe terroristë”, duke thënë se demonstratat kanë qëllim rebelimin kundër shtetit.

Chaudhry Nisar Ali Khan e ka bërë këtë kërkesë në një seancë urgjente të parlamentit, të udhëhequr nga kryeministri Navaz Sharif.

Seanca është zhvilluar pas tre ditësh përleshje midis policisë dhe protestuesve, që kërkojnë dorëheqjen e Sharifit.

Ky i fundit ka refuzuar të japë dorëheqje, por liderët e protestave, Imran Khan dhe Tahir ul-Qadri, nuk kanë tërhequr.

XS
SM
MD
LG