Ndërlidhjet

A. Saudite: Dhjetëra të arrestuar për komplot për sulme


Arabia Saudite thotë se i ka arrestuar 88 vetë të dyshuar për komplot për sulme brenda dhe jashtë këtij vendi.

Shpallja e sotme u bë derisa militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri po avancojnë, ndërsa ky zhvillim ka ndikuar që Arabia Saudite ta shtoj sigurinë e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Manosur al-Turki, tha se 59 persona prej të arrestuarve, më herët ishin dënuar me burg për akuza të ngjashme.

Sipas tij, arrestimet ishin bërë gjatë disa ditëve të kaluara, ndërsa forcat e sigurisë për muaj të tërë i kishin monitoruar këta persona për të mësuar për planet e tyre.

XS
SM
MD
LG