Ndërlidhjet

FMN: Ukrainës i duhet kredi shtesë nëse lufta vazhdon


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se Ukrainës i duhen më tepër kredi nëse lufta me separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi, vazhdon edhe në vitin 2015.

Në një raport të publikuar sot, FMN tha se rreziqet, sikur që janë lufta dhe mospajtimi për gaz me Rusinë, paraqesin ngarkesë të “madhe” për ekonominë e Ukrainës.

Në muajin mars, Ukrainës i është dhënë një kredi në vlerë prej 17 miliardë dollarësh nga FMN-ja.

Nëse lufta vazhdon edhe në vitin 2015, Ukrainës mund t’i nevojiten deri në 19 miliardë dollarë financim shtesë, sipas FMN-së.

XS
SM
MD
LG