Ndërlidhjet

Postohet videoja që pretendon se tregon vrasjen e gazetarit tjetër amerikan


Shirley Sotloff nëna e gazetarit Steven Sotloff duke kërkuar lirimin e djalit të saj
Shirley Sotloff nëna e gazetarit Steven Sotloff duke kërkuar lirimin e djalit të saj

Një video e publikuar në Internet pretendon se e tregon vrasjen e gazetarit amerikan, Steven Sotloff, nga militantët e Shtetit Islamik.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund ta konfirmoj autenticitetin e videos.

31 vjeçari, Steven Sotloff, do të ishte gazetari i dytë amerikan, që tregohet në video duke u vrarë me heqje koke me thikë, nga militantët e Shtetit Islamik.

Videoja e parë e publikuar më 20 gusht, e ka treguar vrasjen e gazetarit, James Foley.

Në këtë video, një militant i maskuar i Shtetit Islamik, u ka tërhequr vërejten zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara se gazetari tjetër, Sotloff, do të vritet, nëse Uashingtoni nuk i përfundon sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Gazetari Steven Sotloff, ka punuar për revistat Time, National Interest dhe Foreign Policy.

Ai ishte rrëmbyer në Siri në gusht të vitit 2013.

Javën e kaluar, nëna e gazetarit Sotloff e ka postuar një video, në të cilën ajo kërkon nga shefi i militantëve të Shtetit Islamik lirimin e djalit të saj.

XS
SM
MD
LG