Ndërlidhjet

Bruksel: Muzeu Hebraik është rihapur, pas sulmit islamist


Policia e kishte bllokuar hapësirën afër Muzeut Hebraik pas sulmit më 24 maj 2014 në Bruksel
Policia e kishte bllokuar hapësirën afër Muzeut Hebraik pas sulmit më 24 maj 2014 në Bruksel

Muzeu Hebraik në Bruksel sot është rihapur për publik, katër muaj pas sulmit nga një militant islamist i dyshuar, me ç’rast janë vrarë katër vetë.

Rihapja e muzeut është shënuar me një ceremoni solemne, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, Elio Di Rupo.

Muzeu ishte i mbyllur prej 24 majit të këtij viti, kur një person i armatosur ka hapur zjarr brenda ndërtesës së muzeut duke e vrarë një çift izraelit, një franceze dhe një shtetas të Belgjikës.

Shtetasi francez, Mehdi Nemmouche, është i dyshuar për këtë sulm, pasi pjesën më të madhe të vitit 2013, e kishte kaluar duke luftuar për militnatët islamikë në Siri.

Qeveritë perëndimore kanë shqetësim në rritje lidhur me shkuarjen e shtetasve evropianë në Siri dhe Irak, për të luftuar për militantt islamikë, e që mund të kthehen të radikalizuar në vendet e tyre.

Ministri i brendshëm, i Francës, Bernard Cazeneuve, thotë se 930 xhihadistë francezë tash po luftojnë në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG