Ndërlidhjet

SHBA-të sulmojnë militantët e IS


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria amerikane thotë se ka bombarduar objektivat e Shtetit Islamik (IS) pranë Bagdadit.

Komanda Qendrore amerikane ka njoftuar se ka kryer dy sulme ajrore më 14 dhe 15 shtator, në mbështetje të forcave irakiane pranë Sinjar’it dhe në jugperëndim të Bagdadit.

Sulmet, përfaqësojnë zgjerimin e misionit kundër militantëve të IS, i autorizuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Sipas Komandës Qendrore, sulmet kanë shkatërruar 6 mjete transporti të militantëve të IS dhe një grup luftues të tyre të cilët po sulmonin focat irakiane.

Lajmi është treguar, sapo është bërë zyrtare që rreth 30 shtete janë pajtuar në Paris që të ndihmojnë Bagdadin, me ‘ndihma ushtarake’, për të luftuar IS.

Militantët e IS kanë marrë nën kontrollë pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, ndërsa thuhet se ata kanë një numër luftëtarësh prej rreth 31.500 personash, shifra këto të nxjerrura nga CIA amerikane

XS
SM
MD
LG