Ndërlidhjet

Ukrainë: Parlamenti e miraton “statusin special” dhe amnistinë


Pamje nga punimet e Parlamentit të Ukrainës në Kiev
Pamje nga punimet e Parlamentit të Ukrainës në Kiev

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar legjislacionin për “status special” me të cilin pjesë të rajoneve lindore në Donjeck dhe Luhansk, do të kenë vetëqeverisje për tri vjet.

Me votim të fshehtë, sot Parlamenti i Ukrainës, po ashtu, e ka miratuar amnistinë për pjesëmarrësit në konfliktin e armatosur ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave të armatosura.

Ky legjislacion është në harmoni me marrëveshjen për armëpushim, të arritur më 5 shtator, dhe për hapat për përfundimin e konfliktit, nga i cili prej prej muajit prill, janë vrarë më se 3 mijë vetë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se legjislacioni për “status special” garanton sovranitet, integritet territorial dhe pavarësi për Ukrainën.

Sipas legjislacionit, parashihen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale në rajonet Donjeck dhe Luhansk, më 7 dhjetor.

Lideri separatist në Luhansk, Ihor Plotnitskiy, tha se ky ligj paraqet “rast” për zgjidhje paqësore, por megjithatë ende mbesin pyetje.

XS
SM
MD
LG