Ndërlidhjet

Lavrov: Sanksionet përkeqësojnë konfliktin në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se sanksionet e reja të Evropës kundër Moskës do të minojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Sanksionet dërgojnë një sinjal të mbështetjes direkte për palën luftarake në Kiev”, ka thënë Lavrov për gazetën spanjolle “El Pais”.

Megjithatë, ai ka shtuar se ka ende shanse për të ruajtur marrëdhëniet Rusi-BE. Por, për këtë, sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara “duhet të dëgjojnë zërin e arsyes dhe të ndalojnë rrethin e pakuptimtë të sanksioneve”.

Lavrov ka thënë se armëpushimi midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë “është duke u zbatuar në tërësi”.

XS
SM
MD
LG