Ndërlidhjet

Dy civilë të vrarë në Donjeck


Donjeck - foto arkivi
Donjeck - foto arkivi

Autoritetet lokale thonë se dy civilë janë vrarë në luftimet në qytetin Donjeck të Ukrainës.

Këshilli i qytetit ka thënë se civilët janë vrarë pranë një tregu.

Nuk është ende e qartë se si kanë ndodhur vrasjet.

Ato janë viktimat e para të raportuara në lindje të Ukrainës, prejse parlamenti në Kiev ka kaluar të martën ligjin, i cili u jep autonomi më të gjerë rajoneve separatiste – Donjeckut dhe Luhanskut.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se forcat ukrainase janë duke respektuar armëpushimin e shpallur më 5 shtator dhe ka akuzuar rebelët dhe trupat ruse për qitje me armë.

Rusia nuk pranon se ka dërguar trupa në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG