Ndërlidhjet

Obama: SHBA s’do të ketë mision luftarak në Irak


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se trupat amerikane nuk do të kenë asnjë rol luftarak në Irak.

“Forcat amerikane që janë vendosur në Irak, nuk kanë dhe nuk do të kenë mision luftarak”, u ka thënë Obama ushtarëve në selinë e Komandës Qendrore në Tampa të Floridës.

Obama po ashtu ka thënë se mbi 40 vende kanë ofruar ndihmën e tyre për krijimin e koalicionit të gjerë ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Këta të fundit kontrollojnë disa pjesë të Irakut dhe Sirisë.

XS
SM
MD
LG