Ndërlidhjet

Poroshenko merr përkrahjen e Kanadasë, niset për ta kërkuar edhe nga SHBA


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, sot do të vizitojë Uashingtonin, ku ai do t'i drejtohet Kongresit dhe do të takohet me Presidentin amerikan Barack Obama.
Poroshenko po bën vizitën e tij të parë në Uashington si president i Ukrainës dhe shpreson që të bind qeverinë amerikane për të ofruar ndihmë të mëtejshme për vendin e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë përkrahës i qeverisë së Ukrainës në luftën e saj me separatistët pro-ruse në Ukrainën lindore.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me Bashkimin Evropian dhe të tjerët, kanë imponuar një seri sanksionesh ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

Vizita e Poroshenko’s në SHBA, vjen pas vizitës së tij në Kanada, ku është takuar me Kryeministrin Stephan Harper, nga i cili ka marrë përkrahje se do të vazhdojnë të mbështesin dhe qeverinë e Ukrainës.
Harper, i ka thënë Poroshenko’s se Kanada nuk do të njohë aneksinë e Rusisë ndaj Krimesë, apo të ndonjë pjesë tjetër të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG